Viza Amerikane për 10 mijë euro, foto e Renato Nastos që fshihej pas skemës së mashtrimit

Aktualitet

Viza Amerikane për 10 mijë euro, foto e Renato Nastos që fshihej

Personi në foto është Renato Nasto, konsulent i cili gjente klientë shqiptarë dhe u merrte nga 10 mijë euro pasi pajiseshin me vizë amerikane.

Nasto së bashku me katër persona të tjerë, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, Eduart Gjinin, për mashtrim dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’.Nasto ka hapur një profil në Instagram “visa amerikane insider” me mbi 11.5 ndjekës, ku jepej siguri 100% për t’u pajisur me vizë.

Nasto i ndihmonte ata që të falsifikonin formularët online të aplikimit për vizë, duke i plotësuar me të dhëna të rreme në mënyrë që të dilnin fitues. Ai i shoqëronte edhe gjatë intervistimit në konsullatë, ku i orientonte se si të përgjigjeshin.

Viza Amerikane për 10 mijë euro, foto e Renato Nastos që fshihej

 

Skema e mashtrimit/ “Viza amerikane 10 vjeçare”, si i “peshkonte” klientët Renato Nasto

Pesë persona ranë në pranga dhe një u shpall në kërkim, pasi mashtronin qytetarët duke u marrë deri në 10 mijë euro në këmbim të vizës amerikane.

I dyshuari kryesor është Renato Nasto, i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

Viza Amerikane për 10 mijë euro, foto e Renato Nastos që fshihej

“Viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet”, shkruhej në faqen e Instagramit.

Disa nga të dyshuarit kanë paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Viza Amerikane për 10 mijë euro, foto e Renato Nastos që fshihej

Në prangat e policisë ranë Eduart Gjini, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani dhe u shpall në kërkim E. Gj., të cilët kanë rezultuar se në bashkëpunim me Renato Naston kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale, nën akuzën e mashtrimit dhe ‘Falsifikimit të vulave stampave ose formularëve’.

Sipas policies, Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 eurosh. 

Skema e mashtrimit, 10 mijë euro për viza amerikane, 5 të arrestuar në Tiranë

Njoftimi i policisë

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor, ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.


Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të përfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit shqiptar përfiton sërish nga rasti të falënderojë partnerët e Agjencisë Ligjzbatuese Shërbimi Diplomatik i Sigurisë këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të ngushtë në këtë rast.

ME TE LEXUARAT