SKEDA/ Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar

Aktualitet

SKEDA/ Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe

Sipas legjislacionit italian përfitimi i pensionit i jepet punonjësve që kanë arritur moshën dhe kontributet e përcaktuara ligjërisht. Kushtet për përfitim janë mbushja e moshaës 67 vjeç si për burrat edhe për gratë si dhe personi të ketë grumbulluar 20 vite periudha sigurimi (sistem i përzier ose kontributiv).

Për ata persona që kanë periudha kontributive vetëm pas vitit 1996, kërkohet që pensioni i llogaritur të jetë të paktën sa shuma e asistencës/ ndihmës sociale, në Itali, ose mund të kërkohet në moshën 71 vjeç me të paktën 5 vite kontributive efektive.

Dokumentacioni i nevojshëm gjatë paraqitjes së kërkesës për pension në Itali është:

* Dokumentacion që dëshmon punësimin ose sigurimin shoqëror në Itali;

* Dokumentacion italian për kryerjen e shërbimit ushtarak, në rastin e shtetasve italianë, rezidentë jashtë shtetit, që kanë kryer shërbim ushtarak në Itali, periudha sëmundjesh, periudhë barrëlindjeje, etj;

* Dokumentacion lidhur me ndërprerjen e aktivitetit punëdhënës;

* Certifikatë familjare;

* Kopje e kodit fiskal të vërtetuar nëpërmjet zyrës së taksave (ose përmes Konsullatës Italiane në Shqipëri) të familjarit/ ëve në ngarkim që nuk ka/ kanë punuar kurrë në Itali;

* Dokumentacion bankar ku të specifikohet titullari/ bashkë-titullari i llogarisë bankare në të cilën duhet kryer pagesa e përfitimit;

* Kopje e dokumentit të identitetit

Kjo marrëveshje do të funksionojë duke bashkuar periudhat kontributive. Pensioni llogaritet sipas legjislacionit të të dy shteteve me bashkimin e periudhave. Nëse nuk mjaftojnë periudhat për përfitim në një shtet, totalizimi i periudhave në të dy vendet lejon përfitimin e pensionit proporcional.

Pensioni nuk llogaritet nëse periudha e sigurimit në një shtet është më pak se 1 vit (52 javë), por kjo periudhë mund të bashkohet me periudhat e realizuara në shtetin tjetër, vetëm nëse personi ka të drejtë për përfitim në atë shtet.( P.sh., nëse një person ka plotësuar 14 vjet e 1 muaj periudhë sigurimi në Shqipëri dhe 11 muaj në Itali, ai do të përfitojë vetëm pension shqiptar dhe jo italian)./shqiptarja

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion