Skandali me pronat në Durrës, konflikti mes dy familjeve në dyert e gjykatës

Aktualitet

Skandali me pronat në Durrës, konflikti mes dy familjeve në dyert

Praktikat shpesh abuzive për fitimin e pronësisë mbi tokën që janë shoqëruar dhe me mbivendosje të pronësisë kanë krijuar prej vitesh konflikte mes qytetarëve dhe institucioneve. Një pronë në Romanat të Durrësit, e përfshirë prej vitesh në një konflikt të hapur mes familjeve Kapllani dhe Shaba, që shpesh ka përfunduar në dyert e gjykatës, ka shkaktuar një tjetër konflikt të ashpër me ndërhyrjen e bashkisë së Durrësit.

Çështja për pronësinë e tokës ka përfunduar në SPAK, ku familja Kapllani që deklaron se e ka fituar tokën me akte të vjetra pronësie dhe me ligjin 7501, ka denoncuar bashkinë e Durrësit dhe IMT-në e saj për cenim të së drejtës së pronës.

Nga ana tjetër, Xheladin Shaba, përfaqësues i familjes tjetër, thotë se toka ku ndodhet dhe rruga e kalimit për bashkëfshatarët, është përfituar prej tij me procedurën e regjistrimit fillestar, ndërsa shtëpia e tij ngjitur me të përmes procesit të legalizimit.

Konflikti ka përfshirë edhe banorët e zonës, pasi rruga ekzistuese që ndan dy fshatrat Romanat dhe Bozanxhie, pretendohet se është në pronësi të familjes Shaba që u ka bllokuar familjeve të tjera kalimin në të.

Në këtë situatë, banorët i janë drejtuar Bashkisë Durrës për të zgjidhur problemin. Sami Shaba, një banor i zonës dhe kushëri i Xheladin Shabës, sqaron mbi situatën duke akuzuar kushëririn e vet për bllokimin e rrugës ekzistuese.

Konflikti mes familjeve dhe përplasja e pretendimeve mbetet e hapur, ndërsa institucionet që duhet të qëndrojnë në pritje të hetimeve dhe zbardhjes së çështjes kanë vijuar të ndërtojnë rrugën e re në tokën e pretenduar nga familja Kapllani, duke deklaruar se sipas Kadastrës ajo është në pronësi të shtetit dhe pa marrë parasysh faktin se për të po heton SPAK dhe se praktika e fitimit të pronësisë mbi një rrugë ekzistuese në vitin 2015 dyshohet të jetë abuzive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion