Skandali i Onkologjikut, nesër protestë para ministrisë së Shëndetësisë

Ditën e nesërme në orën 19:00, datë 1 korrik, është lajmëruar se do të mbahet një protestë që vjen si reagim pas skandalit me shërbimin në spitalin Onkologjik.
Protestuesit do të mblidhen para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”.
Në posterat e publikuar shihet se slogani i tyre është: “Vdekja falas! Protesto! Nesër mund të jesh ti!”
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.


