Skandali i ndërhyrjes në TIMS, a u arrestua Ervin Muca për të penguar pyetjen e tij në Komisionin Hetimor?!

Aktualitet

Skandali i ndërhyrjes në TIMS, a u arrestua Ervin Muca për

Masa e “arrestit në shtëpi” e kërkuar nga prokuroria e Tiranës për shefin e IT në Policinë e shtetit Ervin Muca, i akuzuar për vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS ka ndodhur tetë muaj pas denoncimit të ngjarjes.

Kjo mënyrë veprimi në këtë kohë, krijon dyshime serioze pasi arresti në shtëpi, për zyrtarin e policisë kërkohet në një kohë kur Parlamenti ka ngritur një komision hetimor për skandalin e ndërhyrjes në systemin TIMS, ku një nga dëshmitarët e parë të thirrur është Ervin Muca. Ai mban numrin rendor 16 në listën e dëshmitarëve të planifikuar për tu pyetur në Komisionin Hetimor.

Skandali i ndërhyrjes në TIMS, a u arrestua Ervin Muca për

Hetimet për këtë rast nisën më 8 gusht 2023, pas referimit të Agjencisë së Mbikyrjes policore, kohë që duket se ka qenë e mjaftueshme për prokurorinë për të kërkuar një masë ndaj tij më herët.

Ndërkohë masa e arrestit në shtëpi, krijon dy probleme serioze që lidhen me komisionin hetimor. Së pari fizikisht Ervin Muca nuk mund të shkojë në Parlament për të dëshmuar para komisionit përsa kohë që gjykata e ka lënë në arrest shtëpie pasi kjo do të ishte thyerje e masës së vendosur nga gjykata.

Skandali i ndërhyrjes në TIMS, a u arrestua Ervin Muca për

Së dyti, administrimi i dëshmisë së Ervin Mucës nga Komisioni Hetimor Parlamentar është i diskutueshëm, madje i pamundur, pasi me ligj, komisionet parlametare hetimore nuk mund të dublojnë punën e institucioneve të drejtësisë dhe procedimet penale të prokurorisë.      

Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, dyshohet se ka kopjuar pa autorizim të dhënat e sistemit TIMS. Ai dyshohet se pasi shkarkoi informacionet e paautorizuara duke përdorur pinin e një punonjëseje, i kaloi ato në kompjuterin e tij që është zbërthyer nga hetuesit.

Gjatë marrjes në pyetje, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale apo të jetë ai personi që ka kopjuar të dhënat e sitemit TIMS. Ervin Muça pretendon se nuk ka qenë në zyrë në rrugën ‘Mine Peza’ pranë Komisariatit nr.3, ditën kur është bërë kopjimi i të dhënave të TIMS. Por nga ana tjetër hetuesit kanë në dorë pamje filmike të kamerve të sigurisë në zonë që kanë fiksuar zyrtarin e Policisë së Shtetit në 2 Gusht 2023, ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS.

Po ashtu edhe një person tjetër ka deklaruar se Muça ka qenë në zyrë ditën ditën kur është bërë ndërhyrja.

Në sistemin TIMS janë regjistruar të gjitha hyrje-daljet jashte vendit të qytetarëve, po ashtu ka edhe të dhëna për persona që janë në kërkim, për ngjarje të rënda kriminale, përfshirë dosjet, informacionet policore, ekspertizat, etj.

Disa ditë pas ngjarjes, më 17 Gusht 2023, Ambasada Ameriake në Tiranë ngriti shqetësimin për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe kërkoi hetim të çëshjtes.

LISTA E DËSHMITARËVE

1-Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
2-Taulant Balla- Ministër i Brendshëm
3-Muhamet Rrumbullaku- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
4-Florian Sulejmani- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
5-Bledar Cuci- Ish-Ministër i Brendshëm
6-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
7-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
8-Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
9-Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
10-Vlora Hyseni- Kryetare, Shërbimi Informativ Shtetëror
11-Olian Kanushi- Ish-Kryetar SHISh
12-Ferdinand Dervishi- Gazetar
13-Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore Policia e Shtetit
14-Neritan Nallbati- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
15-Dorjan Tola- Drejtor i AKSIK
16-Ervin Muca- Drejtor i Departamentit  të IT, Policia e Shtetit
17-Ervina Gjana- Drejtor i Krimit Kibernetik
18-Besjon Tanuzi- Ish Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
19-Enri Ndoni-Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
20-Ardit Muca- Shef i sektorit IT, Policia e Shtetit
21-Eraldin Ndreca
22-Enkli Hoxha
23-Ergis Hidri
24-Ljubica Dervishaj
25-Xhuljeta Collaku
26-Albana Vrapi
27-Arben Babaj
28-Hergis Jica
29-Elvis Hysi
30-Ermal Beqiri
31-Nevila Xoxa
32-Kompania “Soft”
33-Kompania “Horizont”
34-Sali Berisha- Ish Kryeministër, 
35-Lulzim Basha- Ish- Ministër i Brendshëm
36-Gazmend Bardhi- Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike/t.s/lajmifundit.al

News 24 raportoi diten e sotme, se “për të kryer këtë operacion, drejtori Ervin Muca, mori edhe disa miq të njohur, nga një kompani private.

Punonjës IT të Ermal Beqirit nga Soft & Solution, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të pasdites pranë laboratorit të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në rrugën ‘Mine Peza’, dhe kanë kryer eksportin e të dhënave. Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë njëri punonjës IT i QKB dhe dy të tjerë nga kompania ‘Horizont’, por që mbeten për t’u verifikuar. Nëse janë nga ‘Horizont’ atëherë të dhënat kanë vajtur direkt në Qipro”, thuhet në raportimin e News24.

Në bankën e akuzës së denoncuesve është edhe Besjon Tanuzi, edhe ky sipas tyre pa certifikatë sigurie, që kishte vetëm pak kohë që ishte emëruar në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit.

“Procesi i eksportit u bë në prani të Besjon Tanuzit që ka një javë që ka ardhur drejtor me mision këtë vjedhje, edhe ky i emëruar në këtë departament pa certifikatë sigurie dhe mbi të gjitha me diplomë Ekonomiku. Ervin Muça, pasi mori vesh që Ardit Muço është vënë në dijeni të këtij procesi banditesk, urdhëroi punonjësit që Arditit t’i mbyllen të gjitha akseset në email apo çdo kompjuter që është pjesë e Policisë së Shtetit”, raportoi News 24.

ME TE LEXUARAT