Skandal për pronat, policia i shkon në banesë dhe dhunon të moshuarën

Aktualitet

Skandal për pronat, policia i shkon në banesë dhe dhunon të

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Golemit, një territor që prej kohësh është shoqëruar me konflikte të forta dhe shpeshherë të dhunshme për çështjet e pronësisë. Këtë herë, në qendër të akuzave nuk janë vetëm palët në konflikt, por edhe vetë efektivët e Policisë së Shtetit.

Në pamjet e bëra publike në media, efektivë të Komisariatit të Kavajës kanë ndërhyrë ditën e sotme në banesën e një të moshuare, ku dyshohet se ndaj saj është ushtruar dhunë verbale dhe fizike.

Në pamjet e publikuara e moshuara shfaqet e shtrirë përtokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, madje sipas avokatit dhe në gjendje të fikëti. 

Në vend që të garantohej mbrojtja e saj, në video duket se efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë, me qëllim shoqërimin drejt komisariatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion