Situata me Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 17 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Situata me Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 17 qytetarë të

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 373 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë shëruar 11 qytetarë.

Njoftimi i MSH: 

10 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

9 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnje, Memaliaj, Kuçovë.

Janë 166 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373

Testime totale 2,043,433

Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste Aktive 166
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër. 3

Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion