Si nëpër filma, publikohen pamjet e vrasjes së "Kumbarit" të Shkodrës në një pritë mafioze

Video që do mund të shihni më poshtë tregon momentin kur vrasësit kanë ekzekutuar dje me breshëri kallashnikovi të ashtuquajturin “Kumbari” e Shkodrës, 46-vjeçarin Bardhok Pllanaj.
Në pamjet e siguruara nga Oranews, shihet se Pllanaj fillimisht ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave nga pas, duke u përplasur me një biznes të lëndëve të ndërtimit.
Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:10 të së dielës së 4 prill, ku 46-vjeçari po lëvizte me makinën e tij “Range Rover” në rrugën e Dobraçit. Mendohet se në makinën e ekzekutorëve kanë qenë 3 persona që kalë qëlluar, pasi në vendin e krimit u gjetën më shumë se 100 gëzhoja.

Shumica e plumbave ishin në makinë, ndërsa në trupin e viktimës plot 30, aq sa mban një karikator kallashnikovi.

Gjatë kqyrjes së mjetit policia konstatoi 2 armë zjarri të cilat u dërguan në laboratorin kriminalistik për një ekspertizë të detajuar.


