Si në filma, 35-vjeçari shqiptar i arratiset policisë italiane, me precedentë të mëparshëm penalë

Aktualitet

Si në filma, 35-vjeçari shqiptar i arratiset policisë italiane,

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane. Ai është arratisur nga oficerët, pasi u ndalua për mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shoferi, në vend që të ndalonte, ka nxituar me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë kontrollit.

Gjatë ndjekjes, 25-vjeçari ka kryer manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe organeve të rendit.

Arratisja përfundoi kur mjeti doli nga rruga, duke rrëzuar një tabelë rrugore dhe duke u bllokuar në një fushë. Më pas shoferi u largua në këmbë në fushat përreth, duke humbur përkohësisht gjurmët.

Mediet e huaja shkruajnë se i dyshuari është identifikuar si një shtetas shqiptar 35-vjeçar, i njohur nga policia, pasi më parë ka qenë i dënuar për krimet e vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje.

I riu dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike gjatë kontrollit nga policia.

Pas identifikimit të tij, ai është denoncuar për kundërshtim të zyrtarit publik dhe dëmtim të pronës shtetërore, si dhe kallëzim në Gjykatën e Mbikqyrjes për shkelje të masave të vendosura.

35-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun e Firences, pas kryerjes së formaliteteve. /vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion