Si ndodhi atentati ndaj shqiptarëve! Kush ishte Irakli Davella, “mafiozi” për të cilin u fol në Parlamentin grek

Aktualitet

Si ndodhi atentati ndaj shqiptarëve! Kush ishte Irakli Davella,

Dy shqiptarë kanë rënë dje në një pritë të mirorganizuar në Athinë, ku pas breshërisë së plumbave të lëshuar mbi ta, njëri ka humbur jetën dhe tjetri është në spital në gjendje të rëndë.

Atentatorët, që besohet se kanë qenë tre, dy me armë dhe një i tretë duke i pritur në makinë, kanë mundur të zhduken, ndërkohë pas kanë lënë jo vetëm viktimë, të plagosur, por edhe misterin e personit shënjestër. Policia greke ka mundur të identifikojë shpejt viktimën, për shkak se ai ishte jo pak i njohur për ta.

Emri i tij ishte fort i lakuar prej afro 15 vjetësh, aq sa më herët ishte përmendur edhe në Parlamentin grek. Ndërkohë, personi tjetër që e shoqëronte, thuhet se kishte udhëtuar nga Dubai ditëve të fundit për t’u takuar me mikun e tij, të cilët dje u përballën me sulmin e armatosur.


Policia greke saktësoi se personi i vrarë është Irakli Davella, 47 vjeç, nga Delvina, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Greqi. Me të, në tavolinë gjendej Edi L., një 45-vjeçar, i cili sipas autoriteteve greke ka hyrë ditëve të fundit në Greqi i ardhur nga Dubai. Orë pas ngjarjes, mediat greke hodhën dyshime se në tavolinë me dy shqiptarët ka qenë edhe një person i tretë, por deri vonë nuk ishte identifikuar nga policia.

Janë marrë dëshmi, prova dhe pamje filmike të momentit fatal kur është qëlluar mbi shqiptarët, ndërkohë që grupi hetimor për të shkuar tek autorët dhe shkaqet është rikthyer edhe njëherë në të shkuarën e viktimës, një biznesmen dhe i konsideruar si bashkortak në disa aktivitete kriminale me emra proverbial të krimit vendës. Për shqiptarin tjetër, autoritetet hetimore greke do të kërkojnë ndihmën e homologëve që nga Shqipëria e deri në Dubain e largët, vendi ku strehohen me dhjetëra anëtarë të krimit të organizuar shqiptar.

ME TE LEXUARAT