“S’i jep dot ryshfet një serveri”/ Rama batuta nga Landi i Renanisë Veriore: Ëndrra ime të finalizojmë projektin me AI dhe t’ia shesim Gjermanisë

Aktualitet

“S’i jep dot ryshfet një serveri”/ Rama batuta nga Landi

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, ku mbajti edhe një fjalë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë. Duke folur për Inteligjencën artificiale dhe për fuqinë e saj, Rama u ndal te digjitalizimi që i është bërë disa institucioneve në vend dhe gjithë transformimin dhe ndihmën që kanë sjellë për qytetarët. Rama tha se digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale e inkorporuar edhe në nivel qeveria, shmang ryshfetet e për rrjedhojë ul korrupsionin.

“Rezulton se është jashtë mase e vështirë që t’i japësh ryshfet një serveri. Ndërkohë që e nisëm këtë rrugëtim, një tjetër pyetje u ngrit.. pse jo inteligjenca të mos bëhej pjesë e qeverisë? Pastaj morëm një vendim që disa e quajtën ose vizionar ose absurd, i dhamë një fytyrë, e emëruam në rol në nivel kabineti. Megjithatë, ne nuk e sollëm inteligjencën artificiale në qeveri për të zëvendësuar njerëzit, por për të rikonceptuar një prej vendeve ku qeverisja demokratike është më e cënueshme. I bëmë vetës një pyetje, çfarë do të ndodhte nëse AI do të bëhej partner inteligjent gjatë procesit të Prokurimit Publik? Dhe sot po ndërtojmë pikërisht këtë gjë… dhe ëndrra ime është finalizojmë dhe pastaj t’ia shesim Gjermanisë. Po sepse pas 35 vitesh që Gjermania na gozhdon që duhet të luftojmë korrupsionin, do ishte fantastike nëse do të kontribuonim që gjermanët të luftonin edhe ata ca nga korrupsioni i tyre”, u shpreh Rama.

 

ME TE LEXUARAT