Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës?/ Moti sot, e diel 30 gusht 2026

Aktualitet

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës?/ Moti sot, e
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore-malore të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore-malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

 
Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 7m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion