Si "boss" në rrugë me logon e shtetit në makinë, policia ndëshkon keq disa shoferë në Tiranë

Aktualitet

Si "boss" në rrugë me logon e shtetit në makinë,

Pas paralajmërimitt për shoferët që abuzojnë me logot dhe simbolet e institucioneve shtetërore, policia rrugore ka kapur në disa makina raste të rënda flagrante, ndërsa janë ndëshkuar edhe drejtuesit e mjeteve. Sipas policisë, një numri të konsiderueshëm shoferësh i është hequr leja e drejtimit ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Tirane

Ne vijim te kontrollit te territorit rrugoret e kryeqytetit krahas detyrave me karakter parandalues kane ndjekur me perparesi planin e veprimit per verifikimin e te gjithe automjeteve qe perdorin simbole apo shenja dalluese qe tregojne cilesine e nje punonjesi shteteror apo sherbimi publik si dhe ato me sisteme shtese pamore e zanore qe perdoren ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me dispozitat e percaktuara ne Ligj.

Ne funksion te kontrolleve, dy ditet e fundit jane verifikuar nje numer i konsiderueshem mjetesh, si dhe jane proceduar disa drejtues automjetesh, te cilet kishin vendosur sisteme shtese pamore ne kundershtim me dispozitat e parashikuara ne nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, shkelje per te cilat u jane pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve te parashikuara ne Ligj.


Gjithashtu jane proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi jane kapur ne kushtet e flagrances dhe jane shoqeruar per veprime te tjera hetimore per vepren penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion