"Është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare"! Thaçi uron festat e nëntorit nga Haga

Ditën e sotme është mbajtur në Hagë seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë seancës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se mbajtja e seancës ditën e sotme është një befasi jo e mirë.
Thaçi tha se sot është festë kombëtare dhe familjare. Në fjalën e tij, ish-presidenti uroi shqiptarët të festojnë të bashkuar dhe krenarë.
“Në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja përkatëse. edhe ne shqiptarët kemi histori tradita e dhe vlera kombëtare e shtetërore. Caktimi i kësaj seance sot për 28 nëntor duhet të ishte evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë.
Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare shtetërore e familjare. Është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Sot çdo familje shqiptare e institucion edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. S’më mbetet tjetër veç t’i uroj shqiptarët të festojnë të bashkuar krenarë dhe me dinjitet”, tha Thaçi në seancë.


