Shqiptari padit ish-punëdhënësin për racizëm: Më quante ‘shqiptar’ dhe mafioz

Aktualitet

Shqiptari padit ish-punëdhënësin për racizëm: Më

48-vjeçari shqiptar Edi Veizi, i cili punonte si oficer për akomodimin dhe zhvillimin në Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgoë në Skoci, është kthyer në vëmendjen e mediave britanike pasi ka vendosur të çojë në gjyq ish-punëdhënësin e tij, duke pretenduar se e kanë larguar nga puna pa të drejtë dhe janë treguar racistë.

Në gjykatë, Veizi, i cili ka nënshtetësi britanike, tha se do të kërkojë që të pastrojë emrin e tij, dhe akuzat që ish kolegët i bënë për vjedhjen e disa pajisjeve.

Ai paraqiti disa e-maile ku kolegët i referoheshin si “shqiptari” apo “njeriu i mafias” duke e akuzuar edhe se kishte vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.

Megjithatë, në gjykatë nuk u paraqit asnjë provë, madje dhe nga verifikimi në banesën e tij, nuk rezultoi që Veizi të kishte ndonjë prej pajisjeve të vjedhura.

Avokatja e tij mbrojtëse paraqiti në Gjykatë një dokument që tregonte se elektroshtëpiaket ishin vjedhur nga një tjetër departament, e megjithëse Këshilli ishte në dijeni, nuk e publikoi këtë fakt për të fajësuar Veizin.

Ai gjithashtu tha se ndaj tij kishte patur abuzim racor, duke e quajtur si “njeriu i mafias” për shkak se ishte mik me shqiptarin Sokol Sefaj.

Ky i fundit ishte i dashuri i britanikes Lynda Spence, e cila u torturua dhe u vra, ndërsa Sefaj vdiq pak kohë më pas për shkaqe natyrale.

Veizi e pranoi miqësinë me të, por tha se i ndjeri ishte një njeri normal, për sa kohë nuk ishte dënuar.

48-vjeçari shqiptar kishte punuar në Këshill nga viti 2001 deri në vitin 2019.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion