Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë duke e përplasur me makinë

Aktualitet

Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë duke e

Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka ‘kapërdirë’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke e ndjekur marrëzisht nëpër rrugë me makinë, në një ‘garë vdekjeje’ që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re.

Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan sot (24 Janar) se e kanë arrestuar orët e vona të së enjtes të dyshuarin që po përpiqej të arratisej pas krimit.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Thebaid, kur shqiptari pasi iu vu pas, goditi me makinën e tij atë të ish të dashurës, duke e nxjerrë atë nga rruga.

Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap pa i dhënë ndihmë gruas, e cila pas përplasjes ka pësuar lëndime serioze dhe u dërgua në spitalin e Castellanetës për mjekim nga shërbimi i ambulancës.

Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës, ata mësuan identitetin e agresorit dhe e shpallën në kërkim, kurse motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion