Shqiptari gjen të vdekur gruan e tij pranë shtëpisë, hetime për vdekje të dyshimtë

Aktualitet

Shqiptari gjen të vdekur gruan e tij pranë shtëpisë, hetime

Një burrë nga fshati Muqiverc i Kamenicës ka raportuar në Polici se e ka gjetur bashkëshorten e tij të vdekur në një objekt afër shtëpisë së tyre.
Ekipi mjekësor ka arritur në vendin e ngjarjes, ku konstatoi vdekjen e viktimës.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Qytetari nga Kosova ka raportuar se bashkëshortja e tij, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion