Shqiptarët, “të dëbuarit” e Europës, BE kthen mbi 2 mijë persona në janar-mars

Aktualitet

Shqiptarët, “të dëbuarit” e Europës, BE kthen

Shqiptarët ishin grupi i tretë më i madh i shtetasve të vendeve jashtë Bashkimit Europian të kthyer në vendin e origjinës gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të Eurostat.

Në total, 2,050 shtetas shqiptarë u rikthyen nga vendet e BE-së pas marrjes së një urdhri largimi, duke u renditur pas qytetarëve të Turqisë (3,555) dhe Gjeorgjisë (2,060).

Gjatë periudhës janar-mars 2026, vendet e Bashkimit Europian lëshuan 108,475 urdhra largimi për shtetas të vendeve jashtë BE-së. Nga këta, 34,550 persona u kthyen në vendet e treta pas zbatimit të vendimit për largim.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i personave që morën urdhër largimi ra me 12.8%, ndërsa numri i atyre që u kthyen në vendet e origjinës u rrit me 8.1%.

Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, urdhrat e largimit shënuan një rënie prej 7.9%, ndërsa kthimet u rritën me 2%.

Sa i përket shtetësive të personave që morën urdhër largimi, në krye të listës ishin qytetarët e Algjerisë me 11,105 raste, të ndjekur nga Maroku me 6,435 dhe Siria me 5,355.

Franca ishte vendi që lëshoi numrin më të lartë të urdhrave të largimit, me 34,880 raste, e ndjekur nga Gjermania me 10,360 dhe Spanja me 9,275.

Ndërkohë, Gjermania realizoi numrin më të madh të kthimeve në vendet e treta, me 7,300 persona, pasuar nga Franca me 3,775 dhe Polonia me 2,660./Monitor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion