Shqiptarët në atdhe për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Aktualitet

Shqiptarët në atdhe për të kaluar festat me familjarët,

Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Sipas raportimeve vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi fqinj drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku fluksi vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 3 260 shtetas dhe kanë dalë 3 177 shtetas.

Në hyrje, autoritetet kufitare po punojnë me katër sportele, me qëllim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion