Shqiptarët drejt krijimit të bizneseve të tyre, QKB: Po shtohen, mbi një mijë regjistrime të reja

Aktualitet

Shqiptarët drejt krijimit të bizneseve të tyre, QKB: Po shtohen,
Shtohen bizneset e reja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Sipas ët dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë muajit gusht janë regjistruar 1.197 subjekte të reja.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik  në vend.

Ndërkohë përsa u përket sektorëve numri i bizneseve të reja lidhet direkt me turizmin  që janë tregtia me shumicë dhe pakicë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor ndjekur nga  shërbimet administrative e mbështetëse.

Të dhënat e muajit gusht vijnë në një moment kur turizmi në Shqipëri vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik

Sipas të dhënave  Qendra Kombëtare e Biznesit ka përpunuar 9,204 aplikime online gjatë gushtit .

Po ashtu  QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja.

Shtimi i bizneseve të reja pritet të shoqërohet edhe me një rritje të kërkesës për punonjës  dhe shërbime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion