Shqiptarët përleshen me nigerianin dhe gardianët në burgun italian

Një përplasje ndërmjet të burgosurve shqiptarë dhe një nigeriani ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali.
Autoritetet njoftuan se pesë oficerë burgu janë dëmtuar, dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione të burgut.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por u raportua sot. Policia raporton se përplasja ndodhi gjatë vizitave mjekësore të burgosurve, dhe megjithatë debatin që ndodhi, policët e pranishëm arritën të parandalojnë kontaktin fizik.
Më pas, shqiptarët u kthyen në seksionin e tyre, ndërsa të burgosuri nigerian priste në seksionin e tij. Kur ai mbërriti në seksionin e tij, u sulmua nga të burgosurit shqiptarë.