Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama u përgjigjet akuzave të opozitës pas ftesës së Trump: Nuk do paguajmë 1 miliard euro

Aktualitet

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama u përgjigjet akuzave të

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “X” u është pqërgjigjur akuzave të opozitës për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit të SHBA Donald Trump.

Rama ka hedhur poshtë pretendimet se vendi jonë do të paguaj 1 miliard euro për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, teksa shtoi se kjo nuk është as një marrëveshje për të sjellë palestinezët në Shqipëri.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB

GËNJESHTËR

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO

GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri

GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion