Shpërthimi i gazit në Velipojë, humb jetën edhe vajza 15 vjeçe, pak ditë më parë humbi motrën

Aktualitet

Shpërthimi i gazit në Velipojë, humb jetën edhe vajza 15

Rëndohet bilanci i viktimave në familjen Gjoka në Velipojë, pas shpërthimit të gazit në hotelin në pronësi të tyre, mëngjesin e 4 korrikut.

Burime spitalore thane se diten e sotme ka ndërruar jetë edhe vajza 15-vjeçare e familjes, e cila pësoi djegie të shumta në trup, bashkë me nënën, vëllanë e mitur dhe dy motrat, njëra prej të cilave humbi jetën pak ditë më parë.

Sipas burimeve 15-vjeçarja Klarisa Gjoka ishte dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali, bashkë me tre familjarët e tjerë, por nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Vajza ka ndërruar jetë pak ditë pas vdekjes së motrës së saj, 19-vjeçares Daniela Gjoka, po në Itali.

ME TE LEXUARAT