Shpërthimi i digës në Bunec, procedohet administratori
Lajmifundit
/
17 Janar 2025, 13:18
Aktualitet

Një 68-vjeçar banues në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë për shkatërrimin e digës në hidrocentralin në Burnec.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.


