Shpërthimet e "telefonave" të Hezbollahut, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë në Hungari

Aktualitet

Shpërthimet e "telefonave" të Hezbollahut, merret në

Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjithshme të kompanisë “BAC Consulting KFT”, e lidhur me shpërthimin gjatë kësaj jave të mjeteve të komunikimit, ‘pagers’ të përdorura nga Hezbollahu, njoftoi qeveria e Hungarisë së shtunën.

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” tha të mërkurën se kishte autorizuar firmën “BAC Consulting KFT,” me bazë në Budapest të Hungarisë, që të përdorte markën e saj për prodhimin dhe shitjen e pajisjes ‘pager’ të modelit AR-924.

Cristiana Barsony-Arcidiacono, 49 vjeç, me shtetësi italiano-hungareze, e cila ka themeluar “BAC Consulting” i tha rrjetit NBC News këtë jave se pajisjet e komunikimit me mesazhe ‘pagers’ nuk ishin prodhuar nga kompania e saj dhe se ajo ishte thjesht “ndërmjetëse”.

Me herët, një nga shërbimet e zbulimit të Hungarisë, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese tha në një deklaratë se pajisjet që u përdorën për shpërthimet masive nuk janë prodhuar në territorin hungarez apo kanë hyrë në atë vend.

Zyra e Kryeministrit Viktor Orban tha më herët se kompania “BAC Consultin” ishte një “kompani tregtare ndërmjetësuese, e cila nuk kishte një qendër prodhimi apo ndonjë qendër tjetër operimi në Hungari”.

Gjatë sulmeve dyditore të martën dhe të mërkurën, kur shpërthyen mjetet e komunikimit ‘pager’ dhe radiot e dorës, pajisje që përdoren nga Hezbollahu, rreth 39 njerëz humbën jetën dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë. Sulmet besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, por autoritetet izraelite nuk e kanë mohuar dhe as kanë konfirmuar përfshirjen./ VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion