Shpërthim me tritol në Vlorë, biznesit i vendoset lëndë plasëse

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Vlorë, biznesit i vendoset lëndë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur para mesnates se djeshme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.

Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion