Shpërtheu bombula në pikën e karburantit në Tiranë, pla'gosen 3 persona, digjet kati i parë i godinës, çfarë dihet deri tani?

Aktualitet

Shpërtheu bombula në pikën e karburantit në Tiranë,
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi në ambientet e karburantit, ku furnizohen automjetet me gaz. Për pasojë, një godinë 1 katëshe është shembur, ndërsa tre punonjës të karburantit kanë mbetur të plagosur.

Në momentin e shpërthimit, në karburant ndodhej një automjet që po furnizohej me gaz. Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë apo të dëmtuar nga shpërthimi.

Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Shpërthimi ka shkaktuar panik në zonën e Bërrylit, ndërsa dëmet në godinën e karburantit janë të dukshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion