Shpërthen granata në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën

Aktualitet

Shpërthen granata në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën

Një fermer në Maliq është plagosur nga shpërthimi i një granate teksa ishte duke punuar tokën me frezë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10 në fshatin Shqitas të Maliqit, teksa raportohet se 39 vjeçari H.S ka marrë dëmtime në dorë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion