Shpërthen në flakë "Benz"-i duke ngjitur Llogaranë, shpëton fatmirësisht shoferi
Lajmifundit
/
6 Korrik 2023, 12:51
Aktualitet

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje këtë paradite në Llogora.
Mjeti tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në malore rreth orës 11:20. Shkak dyshohet të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike, por edhe temperaturat e larta. Fatmirësisht mësohet të ketë shpëtuar shoferi pa lëndime.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga Vlora janë nisur zjarrfikëset, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon dhe policia e Orikumit.