Shpërndante hashash, policia kap mat 22-vjeçarin në Durrës, sekuestrohen para cash dhe një makinë

Aktualitet

Shpërndante hashash, policia kap mat 22-vjeçarin në

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit  për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Toën”, 22-vjeçarit i janë sekuestruar 35 200 lekë të përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Toën”.   

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Durrës.  

Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion