Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet 22 vjeçari, i gjendet kokainë në çantë e në shtëpi (EMRI)

Aktualitet

Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet 22 vjeçari, i

22-vjeçarI Gerin Roko ka rënë sot në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë në qytetin bregdetar.

Operacioni për kapjen e tij, u kodua me emrin “Coast”, dhe u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Policia e kishte identifikuar më herët 22 vjeçarin në rrugë operative si person që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet, çka çoi në organizimin e ndërhyrjes për kapjen e tij në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, atij iu gjet në çantë një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u zbulua një tjetër sasi e së njëjtës lëndë.

Në total, policia sekuestroi rreth 188.5 gramë kokainë, e dyshuar si e destinuar për shpërndarje në qytet.

Në kuadër të operacionit u procedua penalisht edhe një 21-vjeçar me inicialet L. Gj.,  i cili ndodhej me të arrestuarin. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një thikë që u sekuestrua si provë materiale.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit 

Durrës / Vijojnë goditjet kundër veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Coast”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 22-vjeçar. Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë) Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një mjet prerës (thikë). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe merrej me shpërndarjen e saj në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Coast”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi G. R., 22 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi L. Gj., 21 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. R., në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë. Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht shtetasi L. Gj. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion