Shpërndanin drogë në Patra, arrestohen dy shqiptarë e dy grekë

Aktualitet

Shpërndanin drogë në Patra, arrestohen dy shqiptarë e dy

Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuanë.

Sipas informacioneve, katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.

Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj.

Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.

Spiralja duket se ka tregtuar drogë në të paktën 100 raste.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion