Shpërdoroi detyrën, SHÇBA pezullon specialistin e Qarkullimit Rrugor

Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, SHÇBA pezullon specialistin e Qarkullimit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra specialistin e Qarkullimit Rrugor, shtetasin F.S 30 vjeç.


Sipas SHÇBA, ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke mos kaluar shumë raste shkeljesh rrugore në Prokurori por duke i trajtuar në mënyrë administrative.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka ekzekutuar vendimin penal të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të Policisë pranë DVP Durrës, Nënkomisar F. S., i dyshuar për "Shpërdorim detyre".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin penal duke caktuar masën e sigurimit "Pezullim i ushtrimit të një detyre e funksioni publik" për shtetasin F. S., 30 vjeç, me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".

Ky punonjës dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore sipas nenit 293/1 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe neneve 18, 23 të ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregullores së Policisë së Shtetit, duke mos i referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative.


SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion