Emrat/ Shoqërohen në policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i rivalit të Aldo Bares

Aktualitet

Emrat/ Shoqërohen në policinë e Durrësit, djali dhe

Shoqërohen në policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut. 

Klajdi e Sajmojen Taullau janë të shoqëruarit e sotëm në Policinë e Durrësit. Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij  i parë.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në shoqërimin e tyre nga Policia e Durrësit.

Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau.

Taullau dyshohet se është pjesë e një bande rivale (banda e Artur Dajës) me atë të Aldo Bares dhe mes dy bandave konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.

Në kohën kur Aldo Bare kishte shumë ndikim dhe kontrollin e Lushnjës në periudhën e trazirave, mes tij dhe dy vëllezërve Taullau nisi një konflikt për prishjen e pazareve të drogës. Kjo gjë çoi në vendosjen e gjobës për familjen Taullau. Mospagesa e saj dyshohet se solli dhe vrasjen e vëllait të tij, Baki Taullaut në vitin 2005.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion