Shokët e skuadrës surprizojnë Luisin në spital, mori katër plagë ne trup pranë shkollës "Fan Noli"

Aktualitet
Shokët e skuadrës surprizojnë Luisin në spital, mori

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen, i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këto momente mjaft të vështira, shokët janë më të bashkuar se kurrë, jo më në fushën e blertë, por fatkeqësisht në ambientet e spitalit.

Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi, jo vetëm ata që e njihnin, por mbarë opinion publik. E teksa Martin Cani atë ditë duhej të kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, 14-vjeçarit ju ndërprenë ëndrrat në mes pas një sherri që degradoi në përdorimin e thikës.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi. Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi  rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion