Shoferi në Tiranë zbriti nga makina për t’i dhënë valixhen, 27-vjeçari i grabit mjetin dhe largohet

Aktualitet

Shoferi në Tiranë zbriti nga makina për t’i dhënë

Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan. 27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion