Shoferët shpejtësi mbi 180 km/h, policia në Sauk gjobit “rebelët” në autostradë

Aktualitet

Shoferët shpejtësi mbi 180 km/h, policia në Sauk gjobit

Policia rrugore ka bërë kontrolle në rrugën Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të shmangur kështu aksidentet, për shkak të shpejtësisë. Mësohet se në Sauk, radarët kanë fiksuar makinat që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara. Për këtë, policia ka marrë masa, duke i gjobitur. 

“Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli në Sauk, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 182 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 7.000  deri në 25.000 lekë të rinj dhe 2 masa administrative me dyfishin e vlerës maksimale, si shtetas me leje drejtimi të lëshuara nga shtete të tjera. 15 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 121 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l. Si dhe janë vendosur 8 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Shoferët shpejtësi mbi 180 km/h, policia në Sauk gjobit

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion”, njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion