Shkrumbohet gjatë ecjes mjeti në Përmet, çfarë dyshon policia
Lajmifundit
/
5 July 2021, 09:55
Aktualitet

Një mjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Permet.
Në rrugën e fshatit Bodar, Njësia Administrative Petran, gjatë lëvizjes është djegur mjeti tip “Mercedez Benz”, me targë AA399AJ, në pronësi të shtetasit K.H banues në Përmet.
Nga veprimet e kryera zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Permet.


