"Shkova të sqarohesha për një..."/ Zbardhet deshmia e shqiptarit që i mori jetën “amerikanit” në Greqi

Aktualitet

"Shkova të sqarohesha për një..."/ Zbardhet deshmia e

Mediet greke kanë publikuar dëshminë e Izbi Çaushit, i cili akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur me nofkën “amerikani”, shkruajnë mediet greke.

Kujtojmë se Çaushi ishte në kërkim prej disa ditësh nga policia greke. Ai u arrestua dje, 25 janar.

Çaushi tha për hetuesit e çështjes se nuk donte që të vriste 47-vjeçarin grek dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.

“Unë shkova të sqarohesha për një sherr që kishim pasur bashkë”, citohet të ketë thënë Izbi Çaushi.

Gjithashtu shqiptari tha se armën e krimit, me të cilën vrau shtetasin grek e kishte hedhur në det.

Vrau “amerikanin” në Greqi, ende asnjë gjurmë autori me origjinë shqiptare
Kujtojmë se pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, Çaushi u arratis në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij, shkruan protothema

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion