Shkodra “mbush” Shqipërinë me kanabis, kultivon 87% të totalit të zbuluar! Ja QARKU që mbjell më pak

Aktualitet

Shkodra “mbush” Shqipërinë me kanabis, kultivon 87%

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025 në betejën e gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa.

Shtëpitë e barit, me përhapje gjithnjë e më të madhe, vitet e fundit, ku kanabisi kultivohet nën dritat e neoneve, janë sfida më e madhe e policisë për t’i gjurmuar. Brenda saj u gjetën të paktën 1110 bimë kanabisi, që po rriteshin mes llambash.

Përgjatë këtij viti, shifrat zyrtare deri në ditët e para të nëntorit, dëshmojnë sërish një përhapje të gjerë të fenomenit, ndonëse më i reduktuar. Në total, në 12 qarqe, Policia e Shtetit gjeti 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.

Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.

QARKU     TOTALI BIMË & FIDANË

Shkodër  186,460 bimë & fidanë
Fier   9,305 bimë & fidanë
Lezhë   8,123 bimë & fidanë
Tiranë    3,088 bimë & fidanë
Durrës  1,931 bimë & fidanë
Dibër   1,800 bimë & fidanë
Vlorë    1,279 bimë & fidanë
Gjirokastër 736 bimë & fidanë
Kukës   642 bimë & fidanë
Elbasan  297 bimë & fidanë
Berat  191 bimë & fidanë
Korçë  4 bimë & fidanë

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion