Shkodër/ Kërcënuan me armë zjarri fqinjin, arrestohet 38-vjeçari, ndërsa bashkëautori është ende në kërkim

Aktualitet

Shkodër/ Kërcënuan me armë zjarri fqinjin, arrestohet

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij përgjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas burimeve, në këtë konflikt është përfshirë dhe 22-vjeçari A.G, ku së bashku me 38-vjeçarin kërcënuan shtetasin E.H.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:


Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.
Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.
22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion