Shkodër, i moshuari merr përpara me makinë këmbësorin, i plagosuri dërgohet në spital

Aktualitet

Shkodër, i moshuari merr përpara me makinë këmbësorin,

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Shkodër.

Një automjet, që drejtohej nga një 75-vjeçar ka përplasur një këmbësor 68-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për kurim. Për drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion