Shkëndija elektrike shkrumbon dy banesa në Gjirokastër dhe Përmet

Aktualitet

Shkëndija elektrike shkrumbon dy banesa në Gjirokastër dhe

Zjarret në banesa që kanë pasur si shkak shkëndijat elektrike, në pajisjet elektroshtëpiake gjatë 24 orëve të fundit kanë dëmtuar dy shtëpi në Qarkun e Gjirokastrës.

Sipas burime në policinë lokale në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “Grehot”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me inicialet Sh. Sh., 41 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet shkëndija elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.

Gjithashtu në fshatin Borockë, Përmet, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. M., 35 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht dy dhoma të banesës. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion