Shkarkohet pas dy vitesh në detyrë Drejtoresha e TOB

Aktualitet

Shkarkohet pas dy vitesh në detyrë Drejtoresha e TOB
Në mbledhjene  sotme të Këshillit të Minsitrave është marrë vednimi për shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigelia Vushtina.

Ajo u emërua në këtë detyrë në qershor të vitit 2022, pas një konkursi që në atë kohë u trumpetua me pompozitet, ndërsa u tha se drejtuesja e re do të kishte një mandat 4-vjeçar.

Por në fakt, violinistja e përzgjedhur ka qëndruar pak më shumë se dy vite në këtë detyrë, derisa sot me firmën e zv.Kryeministres Belinda Balluku, që drejtonte mbledhjen e Qeverisë, u shkarkua nga detyra.

Vendimi:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të   ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Voshtina zëvendësoi në detyrën e drejtueses së TOB, Zana Çelën, e cila synonte në 2022 një mandat tjetër drejtimi. Para se të merrte drejtimin e TOB dhe Ansamblit Popullor, Voshtina ishte këshilltare për Kulturën në Kryeministri.

Në garën për drejtuese e TOB, Voshtina u rendit para primabalerinës Adela Muçollari, tenorit Josif Gjipali, koreografit Tomorr Kokona, trompistit Kleanthi Gjika dhe violinistit Arben Skënderi.

ME TE LEXUARAT