Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, arrestohet 38-vjeçari ukrainas

Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në aksin

Një 38-vjeçar ëshë arrestuar pasi ka aksidentuar për vdekje 1 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë. I riu me iniciale V.T, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

"Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetas dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion