Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, GjKKO dënon me 5.6 vite burg Shpend Sokolin

Aktualitet

Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA,

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Shpend Sokolin për veprën penale të mashtrimit kompjuterik, duke e dënuar me 3 vite e 8 muaj burg. Në total, dënimi i tij arrin në 5 vite e 6 muaj, si rezultat i aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Sokoli rezulton të jetë një nga personat e përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kibernetik “RYDOX”, një platformë ku shiteshin të dhëna dhe informacione personale për biznese dhe individë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas hetimeve, nga ky aktivitet janë prekur rreth 18 mijë llogari, ndërsa platforma dyshohet se ka realizuar mbi 7,600 transaksione që nga viti 2016, duke gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura.

Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestrimin e llogarisë së tij në platformën Binance, ndërsa hetimet për rrjetin kibernetik vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion