Emri, shiti disa herë të njëjtin apartament, arrestohet ndërtuesi në Tiranë

Aktualitet

Emri, shiti disa herë të njëjtin apartament, arrestohet

Policia ka vënë në pranga administratorin e një pallati në Tiranë, Sari Shera, i cili kishte shitur disa herë të njëjtat apartamente.

Në cilësinë e administratorit të firmës, Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Kontrata false”.

Shiti disa herë, të njëjtat apartamente, vihet në pranga administratori i firmës që ka ndërtuar pallatin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas kallëzimeve nga disa shtetas se ishin mashtruar nga administratori i një firme ndërtimi, për blerjen e apartamenteve, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Kontrata false”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e autorit, përpara përgjëgjësisë penale.

 Si rezulat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi S. Sh., banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion