Shiste online veshje të kontrabanduara me vlerë 7 000 euro, e pëson 34-vjeçarja në Vlorë

Aktualitet

Shiste online veshje të kontrabanduara me vlerë 7 000 euro, e

Një 34-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës.

Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo shtetase dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro.

Për këto veshje, 34-vjeçarja nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.

Ajo akuzohet për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion