Shifrat! Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë tre viteve nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

Aktualitet

Shifrat! Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë

Në tre vitet e fundit janë transferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare, për të vijuar vuajtjen e dënimit, vetëm 13 të burgosur shqiptarë.

Gazeta “The Sun on Sunday”, të cilës i referohet Top Channel, i ka kushtuar një shkrim kësaj çështjeje, ku thotë se “marrëveshja me vlerë 8 milionë stërlina, mes qeverisë angleze dhe asaj shqiptare, synonte transferimin e 200 të burgosurve”.

Por, sipas kësaj gazete, burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i kanë treguar se “është mundësuar vetëm transferimi i 13 personave”.

Ky numër kaq i vogël ka ardhur si pasojë e vonesave nga gjykatat shqiptare, të cilat duhet të bëjnë njohjen e vendimit të dhënë nga gjykatat angleze për secilin prej të burgosurve me mbi katër vite burg, kur aplikon për transferim.

56.000 stërlina është kostoja e mbajtjes në burg të një të burgosuri në Angli.

Të burgosurit shqiptarë në Angli, gjatë shtatë viteve të fundit, shkruan The Sun, përbëjnë numrin më të lartë të të burgosurve prej nacionaliteteve të huaja.

Momentalisht, në burgjet angleze janë 940 shqiptarë, kryesisht të dënuar për përfshirjen në shitjen e kokainës apo ngritjen e fermave të kanabisit.

ME TE LEXUARAT