Shi dhe borë, temperatura deri -4 gradë, parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Shi dhe borë, temperatura deri -4 gradë, parashikimi i motit për

Meterologet thone se kalimi i sistemit frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites do të shoqerohen me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriprëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion